Grabitet filiali bankës, autorët marrin 100 mijë €

15/04/2019 - 15:48

Një filial i bankës “Tutunska Banka” në Maqedoninë e Veriut ka rënë këtë të hënë pre e tre grabitësve të armatosur me armë zjarri e tipit kallashnikov. Siç raporton “Alsat”, janë grabitur rreth 100 mijë euro dhe kanë qenë të paktën tre persona të përfshirë në këtë grabitje. 

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e grabitjes së filialit të bankës. Fillimisht autotrët dhunuan rojën e sigurisë dhe më pas nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan në drejtim të paditur.

“Më 15.04.2019 në ora 10:36 minuta është denoncuar vjedhje nga ana e disa personave të armatosur në “Tutunska Banka”, në rrugën Ferid Bajram. Nga ana e grabitësve është sulmuar fizikisht personi me iniciale E.E. 26 vjeç, që është i punësuar si sigurim në bankë.  Persona të lënduar nuk ka. Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e policisë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Disa orë pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë, e cila po digjej dhe që dyshohet se është përdorur nga autorët që grabitën filialin e bankës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhje, të drejtë vote kanë 1.808.131 votues.

Të dielën e 21 prillit mbi 1 milionë e tetëqind mijë qytetarë votues të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t'u drejtohen kutive të vot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një fjalim para mijëra serbëve që dolën për të përkrahur atë tha se nuk do të lejojë që serbët

Në Maqedoninë e Veriut mbyllet këtë të premte fushata për zgjedhjet presidenciale, teksa nga mesnata nis heshtja zgjedhore.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk presin që në takimin e Berlinit me 29 Prill të ketë ndonjë marr

Një ditë më parë, mediat greke dhe ata ndërkombëtare raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qënd

Ambasadori francez në Serbi Frederic Mondoloni ka komentuar raportimet e mediave serbe, të cilat shkruan mbrëmë se "Notre Dame u dogj për

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar të mbahet më 29 prill, në Berlin, ku nikoqir të takimit pritet të j