Grekët në radhë për të bërë plazh, rregullat që ka përcaktuar qeveria për distancimin

16/05/2020 - 19:15

Grekët kanë shkuar nëpër plazhe këtë të shtunë, teksa më shumë se 500 të tilla janë hapur, pasi vendi po shikon mundësinë që të mund të rifillojë aktivitetin normal, pas situatës së pandemisë të koronavirusit.

Në Greqi, turizmi përbën edhe sektorin që sjell më shumë të ardhura dhe është shumë i zhvilluar. Po ashtu, vajtja e njerëzve nëpër plazhe përkon edhe me të nxehtin e këtyre ditëve të majit, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Plazhistëve iu kërkohet që të mbajnë distancë me njëri-tjetrin e madje edhe çadrat duhet të kenë distancën e duhur, në mënyrë që të mos ketë më rikthim të pandemisë së Covid-19.

Qeveria ka vendosur që të mos lejohen nëpër plazhe më shumë se 40 njerëz për 1000 metra katrorë, ndërsa çadrat duhet të jenë larg me njëra-tjetrën 4 metra. Në Alimos, plazh në jug të Athinës, njerëzit ishin në radhë për të gjetur vend e për të pushuar në bregdet.

Një pushues i quajtur Yannis Tentomas tha për mediat e huaja se plazhi është shumë mirë për moshat e vjetra, pasi kanë kaq shumë kohë që qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Menaxheri i plazhit, Nikos Venieris, u shpreh se njerëzit duhet të ndjekin rregullat e qeverisë, ndërsa ka shtuar se shpreson që këto norma të mund të ndiqen nga ana e personave që shkojnë në plazh, gjatë gjithë verës. Shumë vende në glob kanë rifilluar hapjen, duke shpresuar të ringrenë ekonominë e tyre të rrënuar nga Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqi

Cikloni mesdhetar ka mbërritur gjithashtu në Kretë duke prekur më shumë pjesën perëndimore të ishullit.

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankulovska përmes Facebook-ut është prononcuar se nuk ka ndërmend të arratiset.

Mijëra azilkërkues janë zhvendosur në një strukturë të re të përkohshme në ishullin grek Lesbos, thanë zyrtarët qeveritarë të shtunën, 10

Cikoni "Ianos" pasi goditi Thesalinë dhe Fthiotidën duket se ka marrë një kurs të ri drejtimi.

Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter ka tronditur vendin tonë fqinj, pak çaste pas ciklonit që përfshiu vendin.

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar 144 raste të reja ng

Mëngjesin e sotëm cikloni “Ianos” ka goditur brigjet e Greqisë duke shkaktuar dëmtime në ishujt e Kefalonisë dhe Zakynthos.

Në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 nd