Grekët zgjedhin të dielën parlamentin e ri, DW: Shenja për ndërrim të pushtetit

06/07/2019 - 17:18

“Të dielën në mëngjes kutia e votimit është akoma bosh”, përsëriste gjithmonë në fushatë Aleksis Tsipras, kryeministri grek duke nënkuptuar me këtë: Nuk ka rëndësi se çfarë thonë sondazhet, përkrahësit e tij duhet të shkojnë të votojnë dhe nuk duhet të dekurajohen.

Arsye për dekurajim ka për partinë e majtë, Syriza: Partia konservatore, Nea Demokratia kryeson sondazhet: Sipas një sondazhi të kësaj jave, madje konservatorët kanë një diferencë prej 13%. Kreu i opozitës, Kyriakos Mitsotakis, kërkon të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë.”Ne luftojmë për çdo votë dhe duam të krijojmë një qeveri të fortë, që Mitsotakis të vërë në jetë shpejt premtimet e tij”, thotë Konstantinos Kyranakis kundrejt Deutsche Welles, kandidat për deputet i konservatorëve.

Por ende nuk ka ardhur puna deri këtu. “Besoj, se ne do t’i fitojmë zgjedhjet parlamentare, dua ta besoj këtë”, mendon Kostas Arvanitis, deputet i ri i sapozgjedhur i Syrizas në Parlamentin Europian. “Prognozat nuk janë gjithmonë të sakta, dhe shpesh të gabuara”, thotë ai për Deutsche Wellen. Nëse bëhet fjalë për të mbrojtur politikën e partisë së tij, ai është gati të luftojë. “Syriza e çoi deri në fund punën e saj, ajo e mbylli politikën e kursimit të Greqisë”, thotë ish-gazetari. Fakti që Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk i mbikqyr më financat e shtetit helen, ai e sheh si një “sukses të madh” të qeverisë së Tsiprasit.

Grindje për politikën ekonomike në vend

Kur ishte kryetar i opozitës, Aleksis Tsipras i kishte shpallur armike kushtet e kursimit të vëna nga kreditorët ndërkombëtare. Pas ngjitjes në post në vitin 2015 ai mori kthesën drejt realitetit politik-ekonomik. Por sa më shumë që afron data e zgjedhjeve, aq më shumë grekëve u vjen ndër mend Tsiprasi i dikurshëm, që ngrinte fort zërin. Vetë ai përpiqet të shpjegojë kthesën politike që mori në vitin 2015: “Ne kishim naivitetin të besonim, se Europa do t’i respektonte vendimet e popullit grek”, tha ai në televizionin grek, Skai. Nënkuptohet, të tjerët e kishin fajin.

Kryeministri aktual, Tsipras paralajmëron nga një ndryshim i qeverisë. Me kreun konservator, Mitsotakis në Greqi do të kthehet politika e kursimit dhe impulset e reformave të viteve të fundit do të vihen në rrezik, thotë ai. Por politikani opozitar, Kyranakis kundërpërgjigjet. “Qeveria e fundit konservatore ishte ajo që për herë të parë e vuri nën kontroll deficitin e pakufishëm dhe e ktheu vendin në rrugën e rritjes ekonomike.” Sipas tij, Tsipras ka ndjekur një kurs me zigzage, dhe në fund të fundit ka grumbulluar borxhe të reja në vlerë prej 30 miliardë euro, kritikon Kyranakis.

Edhe Konstantinos Botopoulos, që të dielën kandidon për Partinë Socialiste, KINAL e kritikon retorikën e Tsipras. Çështja “politikë konservatore kursimi apo vepra bamirësie të majta” është një dilemë e stisur për qëllim elektorale, mendon ai. Në realitet, Syriza ka kohë që i ka pranuar kushtet e kursimit të vendosura nga kreditorët.

Lufta për votuesit e majtë

Tsipras lufton pa u lodhur në dy fronte: kundër konservatorëve dhe tani edhe kundër socialistëve të forcuar së fundmi. Prej kohësh socialistët gjendeshin në periferi të skenës politike, por të dielën ata shpresojnë për një rezultat dy shifror- Por dhe nëse do të humbet të dielën, Tsipras dëshiron patjetër të arrijë objektivin e tij minimal dhe të forcojë Syrizan si forcën kryesore politike majtas qendrës politike. Tsipras ka gjasa t’ia dalë kësaj. Për socialistin Botopoulos nuk shtrohet aspak çështja e konkurrencës me Syrizan. Sepse sipas tij vetëm KINAL-i i tij ofron një alternativë të vërtetë socialdemokrate në Greqi. Për të Syriza nuk është as socialdemokrate dhe as e majtë.

As politikani i Syrizas, Arvanitis nuk i kupton socialdemokratët si konkurrencë të vërtetë, por për arsye të tjera. “Në gatë ti shikon kush është përbri teje ose para teje, ata që ndodhen pas teje nuk kanë ndonjë rëndësi.”/DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të ci

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.

Atletet e kryeministrit Rama në samitin e Ohrit kanë tërhequr vëmendjen e mediave maqedonase.

Një pllakë përkujtimore për komandantin e korpusit të Novi Sadit të ish-ushtrisë jugosllave, Mlladen Bratiç, i cili ka udhëhequr sulmin n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në Gjenevë se për Serbinë është shumë e rëndësishme heqja e pengasave për lëvizjen e mall

Jani dhe Vasilia Katsifa, prindërit e Konstantinos Katsifas i kanë kërkuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis përmes një letre që të

Drejtori i Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç deklaroi se Mitrovica është një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb.

Në vitin 2020, Serbia planifikon të dërgojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj.

Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë të zhgënjyer nga BE dhe kryeministri i tyre. Besimi te demokracia është tronditur thellësisht.

Zgjerimi i BE ka vdekur me kohë, Macron vetëm e ka varrosur, thotë njëra palë. Politikë shkatërrimtare, thonë të tjerët.