Pas një propozimi të kryeministrit Kiriakos Micotaqis parlamenti grek ka zgjedhur në mënyrë unanime Ekaterini Sakellaropulu si presidenten e parë femër të Greqisë. Kjo juriste 63 vjeçare, arriti të sigurojë  261 vota, 61 më shumë se parashikon Kushtetuta greke. Pro Sakellaropulu votuan unanimisht partitë Demokracia e Re, SYRIZA dhe e majta e qendrës KINAL.

Propozimi i shefit të qeverisë greke, ishte një llogari politike e kalkuluar mirë. Sepse më parë kishte qenë vetë Aleksis Cipras që e kishte propozuar atë si drejtuesë të Gjykatës Kushtetuece, post të cilin e pati mbajtur deri më tani.

Prandaj ishte e vështirë për ish-kryeministrin të mos e mbështeste kandidaturën e zonjës Sakellaropoulou. Csipras vetë e emëroi atë në tetor 2018, ndaj kur emri i saj doli si kandidate për presidente, ai u dtyrua të thoshte: “Ajo gjithmonë i ka shërbyer fuqishëm drejtësisë, mbrojtjes së të drejtave individuale dhe neutralitetit fetar të shtetit (…) Zgjedhja e saj do të shpërblejë vlerat përparimtare që ajo mbrojti si gjykatës”.

Ndërsa kryeministri Micotaqis ka deklaruar pas zgjedhjes se “sot për Greqinë lindi një ditë e bukur, me diell. Kemi presidenten e parë të vendit, por gjithashtu rezultati i votimit tregon se kemi unitet politik në çështje madhore, për të mirën e vendit”. Ekaterini Sakellaropulu e lindur në Selanik në vitin 1956 dhe me studime të përfunduara na metropolin tjetër grek në Athinë, në vitin 1978, është shquar në karrierën e saj si një ekologjiste e bindur.

Ajo ka dalë hapur në disa raste pro kauzave të mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht kundër një digë hidraulike që do të kishte tharë një lumë në Thesali. Ajo ka mbështetur gjithashtu, kundër të gjitha polemikave, heqjen e përmendjes së fesë në kartat e identitetit grek në fillim të viteve 2000.

Por ajo që i intereson më shumë publikut shqiptar janë qëndrimet e saj në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve. Ajo ka qenë pro një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së Alexis Cipras, që lejonte fëmijët e lindur nga prindër të huaj dhe që kishte bërë shumicën e arsimimi i tyre në Greqi, të mernin kombësinë Greke. Në vitin 2018, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, pas ankesave nga shoqatat e prindërve të nxënësve grekë që ankohen për praninë e nxënësve të shkollave emigruese në institucione, ajo gjithashtu dekretoi që integrimi në shkolla për fëmijët refugjatë ishte “i ligjshëm dhe i nevojshëm”.

Kur u njoftua emërimi i saj nga Kryeministri, Ekaterini Sakellaropoulou tha se “ky propozim nderon si drejtësinë ashtu edhe gratë bashkëkohore Greke”.

Përkundrejt kritikave për formimin e një qeverie thelbësisht mashkullore, me vetëm dy ministre femra nga njëzet e dy, Kyriakos Mitcotaqis dëshironte që këtë herë të shfaqte modernitetin e tij. “Ai dëshironte që një grua, teknokrate dhe jo nga familja e tij politike, të kënaqte sa më shumë parti, të krijonte konsensus dhe të shënonte ndryshim të vërtetë,” i komentoi le Monde, Manos Papazoglou, profesor i shkencave politike në Universitetin e Peloponezit.

Presidenti aktual, Prokopis Pavlopoulos, nga Demokracia e Re mandati i të cilit përfundon në 13 Mars, mund të ishte riemëruar për pesë vjet, por Kyriakos Micotaqis ka vendosur ndryshe. Sipas Manos Papazoglou, “Kyriakos Mitsotakis gjithmonë dëshironte të pozicionohej në qendër sepse ai ka kuptuar që beteja midis Demokracisë së Re dhe Sirizës po zhvillohet për votuesit e paqëndrueshëm në qendër. Zgjedhja e këtij presidenti është pjesë e kësaj strategjie politike ”. tha Manos Papazoglou.