Grenell jep lajmin: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

14/08/2020 - 08:31

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator. Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zoti Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme. Ndërkohë, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur ditën e sotme se do të nisë një rishikim i të dhënave mbi numrin e viktimave lidhur

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç, i është ndaluar hyrja në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Një bandë shumë-anëtarëshe, kryesisht të mitur, të cilët kryenin sistematikisht grabitje në zonën më të madhe të qendrës së Athinës u shp

Ministria e Shëndetësisë greke ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 416 ra

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat”, ndërsa është dënuar me 1 vit e 6

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa ka paralajmëruar arrestimin e presidentit të Kosovës, Has

Maqedonia e Veriut ka bërë një tjetër hap drejt lehtësimit dhe pritet të hapë kufijtë pa detyrimin e tamponit për të gjitha vendet e rajo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes dy

Gazeta serbe "Informs" e njohur si përkrahëse e qeverisë në faqen e parë këtë të hënë, ia ka kushtuar një shkrimi me doza të forta nacion