Grenell mbetet i dërguari i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

20/02/2020 - 19:53

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

“Ambasadori Grenell u konfirmua për rolin e tij si ambasador nga Senati në prill të vitit 2018 dhe ai ka disa vite përvojë duke punuar me Komunitetin tonë të Inteligjencës në një numër pozicionesh shtesë, duke përfshirë pozitën si i Dërguar Special për negociatat Serbi-Kosovë dhe si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ai është i përkushtuar për një qasje jo-politike, jo-partizane si udhëheqës i Komunitetit të Inteligjencës, nga e cila varet siguria dhe mbrojtja jonë. Presidenti ka besim të plotë se Ambasadori Grenell do të kryejë detyrat e tij të reja me nder”, theksohet në deklaratë.

Edhe pas emërimit në pozitën e re, Grenell do të mbetet i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

"Mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Gjermani, i dërguari special presidencial për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, njëkohësisht", ka thënë në një komunikatë dërguar mediave, Dick Custin, zëdhënës i ambasadorit Grenell.

Custin ka konfirmuar se Grenell ka pranuar pozitën që i është ofruar nga presidenti Trump.

Ndërkohë presidenti Trump kishte ritheksuar gjatë ditës besimin e madh që ka në ambasadorin Grenell.

"Jam i kënaqur të njoftoj se ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet ushtrues detyre i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar. Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të", ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA). Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

Posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati amerikan. Nuk është e qartë nëse ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani.

Sipas ligjit federal, afati i mandatit për një ushtrues detyre në agjencitë ekzekutive, i emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, është 210 ditë.

Pastaj, kërkohet miratimi i Senatit.

Reagime në Kosovë për emërimin e Grenellit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se emërimi i ambasadorit Grenell në pozitën e re, është një zgjedhje e shkëlqyer nga ana e presidentit, Donald Trump.

“Ambasadori Grenell ka bërë një punë të madhe si i dërguar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rick, ju uroj suksese të mëdha në misionin tuaj të ri për të mbajtur SHBA-në dhe botën më të sigurtë”, ka shkruar Thaçi.

Demokratët kritikojnë emërimin e Grenellit

Senatori demokrat, Mark Warner, nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit, tha se emërimi ishte me sa duket "një përpjekje për të anashkaluar autoritetin kushtetues të Senatit për të këshilluar dhe miratuar pozicione të tilla kritike të sigurisë kombëtare."

Warner tha gjithashtu se "presidenti ka zgjedhur një individ pa përvojë në çështje të inteligjencës, për të shërbyer si drejtuesi i komunitetit të inteligjencës së vendit".

Grenell, një mbështetës i zëshëm i politikave të presidentit Trump, zëvendëson Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të Zbulimit Kombëtar, që nga gushti.

Maguire u emërua në pozitë, pas dorëheqjes së Dan Coats si drejtor.

Trump kishte një marrëdhënie të tensionuar me Coats, i cili kishte mbështetur konkluzat e hetimit të komunitetit të inteligjencës amerikane, në të cilat thuhej se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës me qëllimin për të promovuar Trumpin krahas rivales demokrate, Hillary Clinton.

Grenell, i cili shërbeu si zëdhënës i SHBA-së në Kombet e Bashkuara gjatë administrimit të presidentit George W. Bush.

Angazhimi i Grenellit në dialogun Kosovë-Serbi

Në tetor të vitit 2019, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Emërimi i tij u mirëprit nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Disa muaj më pas, nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, dhe atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur fitore marrëveshjen për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Grenell, është zotuar se në misionin e tij ndërmjetësues, do të fokusohet që Prishtina dhe Beogradi t’i tejkalojnë çështjet e hapura nga fusha e ekonomisë, në mënyrë që të vazhdohet tutje drejt arritjes së një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila sipas tij do të ishte e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të krijojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe joshëse për investimet nga jashtë.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018.

Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se Beogradi është i vendosur të ndihmojë serbët në Kosovë në luftën ndaj COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 63 persona, katër prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme, v

Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në

Ka shkuar në 51 numri i viktimave në Greqi si pasojë e koronavirusit.

Një pjesëtar i qeverisë serbe ka humbur jeten pasi është prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Branislav Blazic, ka qenë sekretar shte

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendit me një plan konkret.

Vijon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në Greqi.

Në Greqi është shënuar viktima e 44-t nga koronavirusi.

Ai është një 79-vjeçar nga Ptolemaidha.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut tashmë është ngritur në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u shënua kështu aderimi i vendit në Aleancën Veriat