Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar sot në 24 orët e fundit  nga testimet e kryera 1,957 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 375,831. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 661. Që nga fillimi i pandemisë, 2,272 pacientë janë larguar nga ICU.

Gjithashtu sot janë konfirmuar edhe 43 raste të reja vdekjesh të pacientëve me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 11,365 vdekje.