453 raste të reja me koronavirus jane regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara deri tani është 23947, ndërsa 82 pacientë trajtohen të intubuar, 252 pacientë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu sot janë bërë publike edhe 13 vdekje në 24 orët e fundit, duke shkuar në 482 vdekje gjithsej në vend.