60 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 11, 089.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë regjistruar 1,904 raste të reja, ndërsa 732 pacientë ndodhen në intubuar.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi ka arritur në 363, 904 persona, prej të cilëve 51,2% janë burra. Ndërkohë, 2, 199 pacientë janë shëruar që nga fillimi i pandemisë COVID-19.