715 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi, ndërkohë që të vdekurit janë 7 ditën e sotme.

95 pacientë trajtohen me intubim në Njësitë e Kujdesit Intensiv, 11 më shumë krahasuar me dje.

48 të infektuar u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit fqinj. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 31,496 nga të cilat 55.5% janë burra.

Greqia ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit, por rastet e infeksionit vijojnë që të jenë ende të larta në vendin fqinj.