Greqi, motra e Katsifas, kandidate për deputete

10/06/2019 - 09:48

Motra e Konstandin Katsifes, minoritarit që u vra 28 tetorin e vitit të kaluar në Bularat, pas një përplasjeje me forcat speciale të policisë shqiptare, do të kryesojë listën kombëtare të kandidateve për deputete të Partisë greke Unioni i Qendrës.

Lajmi dhe fotografia e saj është publikuar menjëherë pas takimit që ajo ka pasur me kreun e kësaj force politike, Vasilis Levendis. Sipas deklaratës për shtyp të kësaj partie, që i përket spektrit të djathtë, Hermioni Katsifa do të kontribuojë në fushatën për zgjedhjet e 7 korrikut në Greqi.

Ndërsa Hermioni Katsifa ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe vjen në këtë parti sepse dënon forcat politike ekstremiste  dhe çdo akt dhune, duke treguar kështu se familja Katsifa nuk ka asnjë lidhje me grupet ekstremiste. Lista kombëtare e çdo partie greke përbehet nga 12 kandidatë për deputetë, të cilët nuk zgjidhen në bazë të votave personale, por në bazë të shumicës totale të votave që mbledh çdo parti, natyrisht pasi kapërcehet kufiri minimal prej 3% i votave në rang vendi.

Sa më e lartë të jetë përqindja, aq më shumë deputetë zgjidhen nga kjo listë. Unioni i Qendrës, bashkë me dy partitë e tjera të vogla, Greket e Pavarur dhe Potami (Lumi) pësuan një goditje totale në zgjedhjet për Parlamentin Europian në 26 Maj, madje humbën edhe numrin e deputetëve të duhur për të qenë grup i veçante i Parlamentit. Konkretisht Unioni i Qendrës mori vetëm 1.45% të votave. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha se Shtetet e Bashkua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik” në dialogu

Serbia ka arritur numrin më të lartë të viktimave që nga nisja e epidemisë së Covid-19 në mars.

Greqia ka pësuar një rritje të rasteve me COVID-19 duke regjistruar 43 në 24 orët e fundit.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë për të mbyllur kufirin me Serbinë, pas shtimit të rasteve

Greqia ka vendosur që të mbyllë nga sot, nga ora 06.00 sipas orës lokale, kufirin për të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në terri

Në Maqedonisë e Veriut ka ndërruar jetë mjeku i parë i diagnostikuar me COVID-19.

115 të infektuar, 7 të vdekur dhe 40 të shëruar është bilanci i covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.