Greqi/ Nis sot aplikimi për ndihmën e punonjësve të sektorit privat, mes tyre mijëra shqiptarë

24/03/2020 - 09:16

Fillon sot aplikimi për këstin e parë të ndihmës që do të marrin punonjësit e sektorit privat në Greqi, mbas mbylljes së bizneseve prej koronavirusit.

Mes atyre qe do të marrin ndihmën janë edhe mijëra shqiptarë. Qeveria do të japë në fillim të prillit për çdo punonjës shumën prej 800 eurosh, ndërsa masa mbështetëse janë marrë edhe për kompanitë e vendit që janë mbyllur ose xhiroja e tyre ka rënë ndjeshëm.

Qeveria anunçoi një paketë të parë ndihme prej gati 10 miliardë eurosh për të prekurit nga kriza e shkaktuar prej Covid-19.

Personat e interesuar duhet të komunikojnë me financierët e tyre dhe në vazhdim të hyjnë në platformën e Ministrisë të Financës TAXISNET, ku do të plotësojnë formularin përkatës.

Brenda prillit do të dalë edhe një paketë tjetër ndihmë, e cila parashikon kredi të buta, kthim direkt dhe pa kontroll për tvsh deri në 30.000 euro, programe subvencioni dhe heqje të tatim fitimit, si dhe masa të tjera mbështetëse për bizneset e prekura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

12 persona, punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut janë infektuar me Covid-19.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se Beogradi është i vendosur të ndihmojë serbët në Kosovë në luftën ndaj COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 63 persona, katër prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme, v

Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në

Ka shkuar në 51 numri i viktimave në Greqi si pasojë e koronavirusit.

Një pjesëtar i qeverisë serbe ka humbur jeten pasi është prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Branislav Blazic, ka qenë sekretar shte

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendit me një plan konkret.

Vijon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në Greqi.

Në Greqi është shënuar viktima e 44-t nga koronavirusi.

Ai është një 79-vjeçar nga Ptolemaidha.