Greqi/ Pas rihapjes, rritet numri i viktimave dhe rastet e infeksionit

15/05/2020 - 10:56

Ditën e sotme në Greqi ka ndërruar jetë një e moshuar, 73-vjeçare duke e çuar numrin e viktimave në shtetin fqinj në 158.

Mediet vendase shkruajnë se viktima e sotme është një grua, që ishte shtruar në spital në NIMTS dhe ishte infektuar në klinikën "Taxiarchai". E moshuara kishte sëmundje të mëparshme dhe prej disa ditësh ishte duke luftuar për jetë në Kujdesin Intensiv.

Kjo është viktima e 12 që pas rihapjes se Greqisë, e cila u fut në krantinë pas shpërthimit të pandmisë në mars.

Ndërsa ditën e djeshme zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi se numri i rasteve të infeksionit ishte rritur me 10, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.770.

Nga rastet, 55.3% janë burra dhe 610 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 1.409 për një rast të njohur tashmë. Sipas Tsiodras, 24 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubacion, ndërsa 90 janë liruar nga njësia e kujdesit intensiv.

Nga të vdekurit, 42 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra, ndërsa mosha mesatare e tyre është 75 vjeç. 93.6% kishin një sëmundje themelore ose ishin mbi 70 vjeç. Deri më tani, në Greqi janë marrë 116.233 mostra klinike.

Mosha mesatare e personave të intubuar është 71 vjeç, ndërsa 96% kanë sëmundje të mëparshme ose janë mbi 70 vjeç. 10 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19.

Një total prej 509 rastesh me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë m

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarv

Greqia vijon të rihapet ekonomikisht pas një bllokimi prej thuajse 10 javësh tashmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në d

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek lidhur me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme për shtrirjen  me 12 milje të Greqis

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Serbia nisi të martën një fushatë masive vaksinimi Covid-19 dhe u bë vendi i parë evropian që përdori vaksinën Sinopharm të prodhuar në K