Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 1,165 raste pozitive me koronavirus, shifër kjo më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 206,281, nga të cilat 51.7% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 64 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,887  janë kontakte.

Sakaq, autoritetet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë bërë me dije se  39 persona e kanë humbur betejën me virusin. Që nga fillimi i epidemisë numri në total i viktimave ka shkuar në 6,797. 95.7% kishin sëmundje shoqëruese.