Rastet e reja të koronavirusit në Greqi, sipas informacionit të Sotiris Tsiodras janë 13 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 2.691.

Nga 13 rastet e raportuara, gjashtë u gjetën në vendet e takimit.

Sipas Tsiodras, 32 pacientë janë duke u trajtuar në terapi intensive me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.

Tsiodras njoftoi gjithashtu edhe për dy vdekje të reja nga koronavirusi në Greqi dhe tani numri i përgjithshëm i të vdekurve është 150.