Dhjetë raste të reja të koronavirusit u njoftuan nga Ministria greke e Shëndetësisë, ditën e sotme. Tashmë numri i të prekurve ka shkuar në 99 persona.

Mediat e huaja raportojnë se 95 të prekur janë me origjinë greke, ndërsa 4 janë të huaj. Dy prej pacientëve janë duke u trajtuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv të FPI Patras dhe AHEPA.

Të gjithë të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe mbikëqyrja e tyre shëndetësore vazhdon. Aktualisht 29 prej tyre janë shtruar në spital në Attica, Selanik, Patras dhe Mytilene, ndërsa 68 mbeten në izolimin e tyre në shtëpi.