Greqi, tërmetet s’ndalen në ishullin e Zakinthos

27/10/2018 - 16:47

Ishulli i Zakinthos vazhdon ende të lëkundet nga tërmete më të vogla pas tërmetit të fuqishëm të së premtes me magnitudë 6.8 Rihter sipas matjeve të reja që dha Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës.

Pavarësisht katër tërmeteve të reja nga 4.5 deri ne 4.9 Rihter që goditen ishullin gjatë natës sizmologët vlerësojnë se fenomeni do të qetësohet vetëm në rast të një tërmeti rreth 5.5 Rihter i cili sipas tyre është mirë që të ndodhë tani kur edhe banorët edhe autoritetet janë në shkallë të lartë gatishmërie.

Nga tërmeti kryesor janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe një cunam 20 cm, ndërsa ka pasur vetëm 4 të plagosur lehtë.

Pavarësisht dëmeve të shkaktuara duket se ishulli ka përballuar shkallën e parë të frikës dhe çdo gjë po vjen në ritmet e përditshme të jetës për banorët dhe për turistët. Energjia elektrike u ndërpre për disa orë në ishull dhe të gjitha shkollat mbetën të mbyllura të premten.

Zakintho vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie, ndërsa janë anuluar ceremonitë e festës kombëtare të Greqisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat vendase se javën e ardhshme në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do të ketë t

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga federatat ndërkombëtare të futbollit, si UEFA dhe FIFA, lidhur me

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabic se procesi i zgjidhjes së çështjes së Koso

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç do të zhvillojë sot një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte d

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e ko

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të vo

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.