Greqia bllokon datën për Maqedoninë

12/12/2012 - 09:40

 

Maqedonia nuk ka arritur të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse që në vitin 2005 ka fituar statusin e shtetit kandidat, raporton Rel. 

Gjithashtu edhe herët e tjera Greqia ka qenë ajo që ka kushtëzuar datën me zgjidhjen së pari të çështjes së emrit të Maqedonisë, kontest ky që zgjati 20 vite. 

Në konkluzionin e pestë që vlerësohet edhe kyç për Maqedoninë që u miratua sonte në Bruksel nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, thuhet se fillimi i bisedimeve mund të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit në qershor gjatë kryesimit irlandez me BE-së, por, pasi paraprakisht Komisioni Evropian të bëjë vlerësime për arritjet e mundshme të Maqedonisë për çështjen e emrit dhe fqinjësinë e mirë. 
Në fakt, edhe Bullgaria ka hezituar në dhënien e pëlqimit për Maqedoninë për shkak të vlerësimit se Shkupi nuk është i përkushtuar ndaj fqinjësisë  së mirë. 

“Ne jemi të brengosur për marëdhëniet e mira kurse miqtë grekë insistojnë në zgjidhjen e çështjes së emrit para fillimit të bisedimeve me BE-në”, ka deklaruar Mlladenov. 

Vendimi për mosdhënien e datës për Maqedoninë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE ende nuk është komentuar nga zyrtarët në Shkup. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia regjistroi 262 raste të reja, duke shënuar dhe ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koalicionit “Mundemi

Organizmi Kombëtar i Shëndetit në Greqi ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 262 raste të reja me Covid-19 në ven

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara, 139 persona kanë rezu

Greqia ka hyrë formalisht në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Greqia hapi zjarr ndaj një mjeti lundrues që transportonte civilë nga ishulli i Rodosit drejt Egjeut, sikurse bëjnë me dije mediat turke 

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare t

Greqia është tmerruar nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e djeshme në zonën e Kalitheas.

EODY njoftoi sot 126 raste të reja me koronavirus në Greqi, nga të cilat 10 u zbuluan pas kontrolleve në doganat e vendit, duke e çuar nu

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën  si shkak i