Greqia do t’i mbyllë dyert për migrantët që nuk kanë të drejtë azili

22/11/2019 - 22:35

Greqia tha të premten se është duke vendosur më shumë roje kufitare për të “mbyllur dyert” për migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë vend.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ka miratuar punësimin e 400 rojeve në kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë dhe të 800 rojeve të tjera në ishuj.

Greqia do të rrisë edhe operacionet e patrullimit në det, tha ai.

Të mërkurën, Qeveria konservatore greke i bëri publike planet për mbylljen e kampeve të mbipopulluara të refugjatëve në ishuj dhe për zëvendësimin e tyre me qendra më të kufizuara të strehimit.

“Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që ne i zgjedhim. Ata që nuk janë të mirëseardhur do të kthehen”, tha Mitsotakis.

“Do t’ua mbyllim përgjithmonë derën trafikantëve të paligjshëm të njerëzve dhe atyre që duan të hynë, edhe pse nuk kanë të drejtë azili”, shtoi ai.

Greqia ka qenë porta kryesore për në Bashkimin Evropian për më shumë se dy milionë njerëz që kanë ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, qysh në vitin 2015.

Mitsotakis, i cili e mori detyrën në korrik, ka një qëndrim më të ashpër ndaj migrantëve dhe azilkërkuesve, sesa paraardhësi i tij i krahut të majtë, Alexis Tsipras.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i p

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshëndeti finalizimin e procesit të antarësimit të Maqedonisë së Veriut në Nato.

Dy persona kanë humbur jetën në Greqi dhe numri total i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 28.

Ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel shikon në krizën e re politike në Kosovë gabime strategjike të Albin Kurtit, por sipas saj edhe q

Ka shkuar në mbi 200 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë duke njoftua

Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, pasi vetëm ditën e sotme kanë humbur jetën 3 persona.

Serbia ka shënuar edhe dy viktima nga koronavirusi vetëm në 24 orë.

Ka shkuar në 23 numri i viktimave në Greqi ndërsa numërohen 821 të prekur nga Covid-19.

Serbia ka konfimuar viktimën e katërt nga Covid-19.

Qeveria greke ka aprovuar një vendim për lirimin e të burgosurve që kanë më pak se 1 vit dënim të mbetur.