Kryeministri grek, Alexis Tsipras, tha mbrëmjen e së dielës se do të kërkojë nga Presidenti të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deklarata e Tsipras vjen menjëherë pas konfirmimit se partia e udhëhequr prej tij, SYRIZA, pësoi një disfatë në zgjedhjet për Parlamentin Europian këtë të diel. Fitimtare me 9 pikë përqindje doli partia konservatore Demokracia e Re.

“Protothema” raporton se gjatë një konference për shtyp në Athinë mbrëmjen e së dielës, Tsipras tha se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen javën tjetër.

Kryeministri grek tha se rezultati i zgjedhjeve ishte nën pritshmërinë e partisë së tij.