Greqia hapi zjarr ndaj një mjeti lundrues që transportonte civilë nga ishulli i Rodosit drejt Egjeut, sikurse bëjnë me dije mediat turke që citojnë Komandën e Rojës Bregdetare. Në një deklaratë komanda njofton se një sirian dhe dy shtetas turq janë plagosur, ndërsa mjeti lundrues u zhyt në ujë.

Thuhet se sulmi ndodhi në ujërat greke pranë provincës turke Mugla. Pas sulmit, një skuadër emergjence mbërriti në vendngjarje me 4 mjete dhe një  njësi zhytëse, ndërsa të plagosurit u çuan në spitalin shtetëror.

Ndërkohë sipas mediave greke mjeti i dyshimtë u sinjalizua të ndalonte, por drejtuesi i tij bëri manovra të rrezikshme dhe u qëllua për të neutralizuar.

Tensionet në rajon janë në rritje për shkak të aktiviteteve të eksplorimit dhe nxjerrjes së hidrokarbureve në Mesdhe.