Greqia kalon ligjin, 32 milionë euro ndihmë për mediat/ Kush është në shtëpi prej 1 marsit, pagë 800 euro

01/04/2020 - 09:37

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendit me një plan konkret. Lajmi konfirmohet nga sekretariati i shtypit pranë qeverisë.

Burime pranë këtij sekretariati, i thanë Top Channel se me projektligjin urgjent që kaloi në parlament, qeveria e Mitsotakis, vendosi të anulojë këstin e dytë të licencimit, prej 3.5 milionë euro për televizionet kombëtarë Skai, Antena, Open, Star, Alfa dhe Mega duke siguruar një paketë jetike ndihme prej 21 milionë euroshe për këtë sektor, ndërsa një tjetër paketë prej 11 milionë eurosh reklame shtetërore, u sigurua prej qeverisë, po për këtë grup televizionesh, duke shpëtuar kështu nga kolapsi, mediat kryesore televizive ne vend.

Së shpejti do të jetë gati edhe drafti mbështetës i gazetave, radiove informative dhe mediave online, për të cilat nuk është dhënë ende shuma e subvencionit shtetëror.

Kjo paketë mbështetëse, parashikon edhe detyrimin e punëdhënësve për të ruajtur vendet e punës në këto media, ndërkohë që të gjithë punonjësit e këtij sektori, që kanë qenë në marrëdhënie pune deri më datën 1 mars, do të përfitojnë pagën prej 800 euro, e cila do të jepet për të gjithë punonjësit e sektorit privat që preket nga CoVid 19.

Ndërsa stafi teknik dhe gazetarët e terrenit, të cilët janë në marrëdhënie pune të pandërprerë dhe vazhdojnë raportimet e tyre në terren, do të paguhen normalisht prej punëdhënësve të tyre.

Qeveria greke gjatë këtyre ditëve njoftoi masa mbështetëse prej gati 10 miliardë euro për gjithë sektorët ekonomikë të vendit, ndërkohë që kjo paketë do të përmirësohet në vazhdimësi me ndërhyrje përmirësuese, me qëllim mbrojtjen e biznesit vendas nga falimentimi.

Masat mbështetëse, por edhe ato parandaluese  që qeveria ka marrë, gjejnë dakortësinë e 85% të opinionit, ndërsa të gjitha sondazhet në vend, vlerësojnë maksimalisht qeverinë konservatore të Qiriakos Mitsotakis. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas deklaratës së djeshme të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë se “ata që pretendojnë se janë djepi i kulturës, du

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet!

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur për ta shkarkuar Sulejman Re

Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme Greqi i bëri sot thirrje qeverisë greke të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe M

Ish- kryeministri maqedonas, Zoran Zaev kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 korrik.

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic ka njoftuar se shteti malazez ka lajmëruar se vendi i tij do të hapë kufijtë e saj më 1 qersho

Bashkimi Evropian vazhdon të proklamojë unitet karshi qasjes që synon të aplikojë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, me gjithë deklar

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, bënë thirrje të shtunën për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe S

Zgjedhjet duhet të mbahen në momentin e parë të mundshëm, sipas mundësive ligjore dhe situatës me epideminë.

Sot mbushen 14 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi.