Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë për të mbyllur kufirin me Serbinë, pas shtimit të rasteve në këtë shtet.

Në një intervistë për një televizion shtetëror ai tha se kur qeveria Greke të rivlerësojë të dhënat mbi epideminë, kufijtë e saj do të rihapen për turistët nga Serbia.

Ministri i Jashtëm serb e përshkroi vendimin si “të pakëndshëm dhe të keq”, duke theksuar se “kryesisht dëmton vetë interesat e Greqisë”.

Ditën e djeshme në Serbi u konfirmuan 302 raste të reja me COIVD-19 si dhe 5 pacientë humbën jetën. Serbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 11 qytete dhe po merren masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit.