Shteti grek vazhdon përballjen me flakët e zjarrit të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë. Mëngjesin e sotëm, mali Hymettus në Athinë është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Vatra ka qenë pranë disa shtëpive, duke alarmuar banorët e zonës. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat bënë të mundur evakuimin e disa banorëve. Ekipet e emergjencës ndërhynë nga ajri me helikopter për të shuar flakët, të cilat janë vendosur nën kontroll.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga flakët. Zjarrfikësit thonë se aktualisht nuk ka aktive asnjë vatër zjarri në malin Hymettus, por i druhen erërave të forta të cilat mund të bëhen shkak për riaktivizimin e tyre.