Greqia pranon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

09/10/2019 - 13:30

Greqia është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut sipas zv/ministri të Jashtëm të Greqisë, Miltiadhis Varvitsiotis.

"Greqia do të bashkohet me vendet që kërkojnë të avancohet me procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", tha ai në Parlament ndërsa deklaroi se negociatat për dy vendet duhet të hapen me kushte.

“Greqia ka mbështetur gjithmonë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi e konsideron si një instrument për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha zv/ministri i Jashtëm, duke theksuar se veçimi i procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të destabilizojë Ballkanin. Për këtë arsye, ai kërkoi që procesi i hapjes së negociatave për dy vendet të vijojë paralelisht.

Duke folur për çështjet e jashtme të Greqisë, zv/ministri theksoi se është e rëndësishme që qeveria greke të jetë në një linjë me opozitën, për të shmangur atë që ndodhi me Marrëveshjen e Prespës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Maqedoninë e Veriut për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie të Katica Jane

Vetëm gjashtë milionë euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina që janë importuar në Kosovë për një vit, që kur qev

Sipas mediave vendase, sapo është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

Mediat serbe e kanë marrë për provokim faktin se një firmë shqiptare ka nisur të shesë çokollata në vendin e tyre.

Shteti i Bosnje-Hercegovinës është goditur nga një tërmet mëngjesin e së martës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi pub

“Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën.” DW tha se “njoftimi vjen nga zyra presidenci

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiovaskulare.

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e së së premtes në 20:15 me orën lokale, 91 kilometra në jug të Athinës dh

Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut.