Greqia ka publikuar listën me 29 shtete që do të hapë kufijtë për turizëm duke filluar nga 15 qershori. Sipas listës së autoriteteve greke, do të lejohen fluturimet drejt Athinës dhe Selanikut.

Në këtë listë është e përfshirë edhe Shqipëria, vend nga i cili do të lejohen qytetarët shqiptarë që të udhëtojnë drejt Greqisë.

Sipas autoriteteve greke, lista me 29 shtete u hartua pas një studimi epidemiologjik të secilit vend dhe pritet të zgjerohet nga data 1 korrik.

Të gjithë qytetarët nga këto shtete që do të hyjnë në Greqi, do të ekzaminohen dhe do të zbatohen të gjitha rregullat ekzistuese higjienike.

Lista e shteteve me të cilët Greqia do të hapë kufijtë:

  • -Shqipëria
  • -Australia
  • -Austria
  • -Maqedonia e Veriut
  • -Mali i Zi
  • -Bullgaria
  • -Gjermania
  • -Danimarka
  • -Zvicra
  • -Estonia
  • -Japonia
  • -Izraeli
  • -Kina
  • -Kroacia
  • -Qipro
  • -Letoni
  • -Liban
  • -Lituani
  • -Malta
  • -Rumani
  • -Zelandë e Re
  • -Norvegji
  • -Korea e Jugut
  • -Hungari
  • -Serbi
  • -Sllovaki
  • -Slloveni
  • -Çeki
  • -Finlandë