Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY njoftoi sot një rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit në vend.

Kështu në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 1547 persona, nga të cilat 78 ishin kontakte të personave të infektuar dhe 52 u zbuluan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit.

Gjithashtu përhapja e virusit në Selanik po merr përmasa të frikshme dhe rrezikon një mbyllje.

Presidenti i EODY Panagiotis Arkoumaneas pritet të vizitojë Selanikun së shpejti. Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve ka shkuar në 34299.

Ndërsa 108 pacientë po trajtohen të intubuar 280 të tjerë janë liruar nga ICU.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 10 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 603.