Greqia ka konfirmuar ditën e somte 2219 raste të reja me COVID-19 nga të cilat 21 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 199,496.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 449.

Që nga fillimi i pandemisë, 1389 pacientë janë lëshuar nga qendrat shëndetësore.

Ndërkohë që janë regjistruar edhe 35 vdekje, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 6,632 vdekjeve janë regjistruar në vend.