Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka konfirmuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,353 raste të reja me Covid-19, ku krahasuar me dje, ka një rritje me 1,176 raste të reja.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani ka shkuar në 194,582 persona të infektuar.  Gjithashtu 422 pacientë trajtohen të intubuar në spitale, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 1,364 pacientë janë larguar nga ICU.

EODY konfirmoi ndër të tjera se sot janë regjistruar edhe 23 vdekje të reja, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,557 vdekje në vend.