Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan të martën për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Duhet të ketë vigjilencë të madhe për një rritje të mundshme të rasteve. Situata mund të dalë shpejt nga dora. Duhet vigjilencë dhe vëmendje nga të gjithë”, tha këshilltari i lartë shkencor i Greqisë, Sotiris Tsiodras.

Të martën, autoritetet kanë njoftuar për 121 raste të reja të të infektuarve, duke tërhequr vërejtjen se shifrat po shkojnë drejt rritjes në ditët e fundit.

Në Greqi deri më tani janë infektuar 4.855 persona dhe janë shënuar 209 vdekje. Greqia vendosi masat e izolimit në mes të marsit duke arritur të frenojë përhapjen e virusit.

Por, rritja e numrit gjatë ditëve të fundit bëri që autoritetet të detyrojnë qytetarët të mbajnë maska në hapësirat e mbyllura.