Greqia regjistron sërish rekord të zi të viktimave. Në 24 orët e fundit 103 persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia në 1630.

Vlen të përmendet se gati 1000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë karantinës së dytë në të cilën ndodhet vendi. Gjithashtu numri i të intubuarve përsëri është rritur duke shkuar në 540.

Sa i përket rasteve gjatë ditës së diel janë konstatuar vetëm 1498 të prekur, numër relativisht i ulët në krahasim me javën e fundit. Ne total Greqia numëron mbi 91600 raste me Covid-19.

Ndërkohë çdo orë e me tepër rriten vështirësitë në spitalet e mëdha të Selanikut të cilat punojnë me kapacitete mbi limitet e tyre për shkak të numrit të madh të pacientëve dhe të intubuarve.