Greqia shtrëngon masat në kufi me Turqinë për të ndalur migrantët

28/02/2020 - 21:40

Greqia shtrëngoi kontrollet kufitare të premten, duke dërguar forca të sigurisë për të sprapsur migrantët që po i drejtohen vendit në rrugë detare e tokësore pas paralajmërimit të Turqisë se nuk do ta ndalë më, largimin e refugjatëve.

Greqia është porta kryesore për qindra mijëra refugjatë që ndodhen në Turqi, shumë prej të cilëve Siria të detyruar për t’u larguar për shkak të luftës. Ankaraja e frenoi rrjedhën e emigrantëve drejt Evropës falë një marrëveshje me BE-në në vitet 2015-2016.

Njoftimi i autoriteteve turke se nuk do t’i përmbahen më marrëveshjes ka bërë që Greqia të dërgojë më shumë trupa policore në kufirin verior të vendit dhe të rrisë patrullimet detare rreth ishujve të saj.

Një zyrtar i lartë turk tha se vendimi i Ankarasë vjen si përgjigje ndaj vrasjes së 33 ushtarëve turq në një sulm ajror në Siri.

Sipas agjencisë “Reuters” në një vendkalim tokësor, policia u pa tek ndalonte autobuzë dhe u mohoi hyrjen dhjetëra personave, mes tyre familje me fëmijë, të cilët kishin qëndruar në një territor të diskutueshëm mes Pazarkules së Turqisë dhe Kastanitës së Greqisë.

“Ata nuk do të hyjnë në vend, janë të paligjshëm”, tha një zyrtar i qeverisë greke për agjencinë “Reuters”. Deri në mbrëmje me qindra vetë mbërritën në vendkalimin e Kastanasit. Një zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes tha se autoritetet greke mbyllën zyrën doganore.

“Reuters” njoftoi se më herët gjatë ditës më shumë se 60 migrantë, shumica prej tyre nga Afganistani, kishin mbërritur me gomone në ishullin Lesbos. Një tjetër gomone me 50 vetë arriti në ishullin e Samosit sipas policisë.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë mbi këtë çështje me kancelaren gjermane Angela Merkel./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 63 persona, katër prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme, v

Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në

Ka shkuar në 51 numri i viktimave në Greqi si pasojë e koronavirusit.

Një pjesëtar i qeverisë serbe ka humbur jeten pasi është prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Branislav Blazic, ka qenë sekretar shte

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendit me një plan konkret.

Vijon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në Greqi.

Në Greqi është shënuar viktima e 44-t nga koronavirusi.

Ai është një 79-vjeçar nga Ptolemaidha.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut tashmë është ngritur në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u shënua kështu aderimi i vendit në Aleancën Veriat

Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive, sa i tak

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i p