Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Televizioni grek Skai, organizon të martën një fushatë të madhe për grumbullim ndihmash.

Nën moton “Të gjithë bashkë mundemi për Shqipërinë”, televizioni Skai njofton se në gjithë Athinën do të jenë hapur tetë pika grumbullimi që do të funksionojnë gjatë gjithë ditës.

Kryeministri Mitsotakis në kongresin e partisë së vet, Demokracia e Re, tha se : Mbështetja e Shqipërisë në këto momente të vështira i shërben Greqisë edhe për të dëshmuar aftësinë e menaxhimit të situatave emergjente.