Gruevski dorëhiqet nga posti i deputetit

03/06/2019 - 12:50

Ish-kryeministri  i Maqedonisë së Veriut dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i deputetit. Vendimin e tij Gruevski e bëri të ditur nga Budapesti, përmes profilit të tij në "Facebook", duke i paraprirë kështu vendimit të Parlamentit i cili duhej ta shkarkonte nga posti këto ditë.

Postimi i Gruevskit:

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim ditëve në vijim do ta informoj formalisht edhe Kuvendin. Falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk iu nënshtruan presioneve. Falënderoj të gjithë që më dhanë mbështetje pavarësisht presioneve dhe padrejtësive, propagandës së rreme dhe rreziqeve. Dëshmuan se ndjenja për drejtësi, për rezistencë, refuzim dhe rebelim kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, sa do që qeveria tenton të promovoj vlera tjera në kundërshtim me këto parime”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyl

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit.

Greqia nuk po gjen qetësi. Pas tërmetesh të fortë shteti helen po kërcënohet nga zjarret masive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, zhvillon trajnimet në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektiv, në ambientet universitare, laborator kr

Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrups

Mëngjesin e kësaj të hëne, një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Shteti grek vazhdon përballjen me flakët e zjarrit të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për paqe, solidaritet, m