Pas disa muajsh masa të rrepta, Greqi është çliruar duke u përgatitur për një hapje të madhe të sezonit turistik. Nga sot janë hapur restorante, bare dhe kafene në shtetin fqinj.

Subjektet e mësipërme do të ndjekin rregullat e distancimit dhe higjienës teksa sot është dita e parë e hapjes së tyre pas muajsh bllokim.

Më 15 maj Greqia synon të bëjë një hapje të gjerë brenda vendit por edhe të të gjitha pikave kufitare duke i dhënë fund bllokimit për të shpresuar në një sezon turistik sa më fitimprurës.