Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për grupin “Kumanova”

03/11/2017 - 16:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës në Shkup për grupin “Kumanova”.

Haradinaj ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend dhe se një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, shkruan Indeksonline.

“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thirrë konsulta të brendshme me ambasadorin e Kosovës në Shkup për të marr sqarime për këtë vendim të gjykatës.

“Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirrur në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë” është shprehur Haradinaj. /Indeksonline/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.

Sulmohet një autobus policor dhe stacioni i policisë në Omonia, Athinë.

Djali i një deputeti të njohur në Greqi dhe dy oficerë të policisë helene dyshohet se luajtën një rol kyç në grupin 11-anëtarësh greko-sh

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Selanikun mesditën e sotme.

Policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaloi në Tyria, Janinë.

Autostrada Shkup - Bllacë do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe ribalanci i Buxhetit aspak nuk do

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në veri të Greqisë.

Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese në Maqedoni i hapi rrugën debatit në seancë plenare të parlamentit mbi projekt-amendamentet

Ideja për korrigjimin apo ndarjen e kufijve është ide e dështuar e cila e rrezikon edhe sovranitetin e Kosovës.

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos theksoi edhe një herë se vetëm kur Shkupi të përfundojë me ndryshimet kushtetuese mund të anëtarëso