Hyri në fuqi, nga sot Greqia mbyll kufijtë me Serbinë

06/07/2020 - 10:32

Greqia ka vendosur që të mbyllë nga sot, nga ora 06.00 sipas orës lokale, kufirin për të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në territorin grek, pavarësisht pikës kufitare që ata do të zgjedhin.

Lajmin e bëri publik dje zv-zëdhënësja e qeverisë greke, e cila deklaroi se vendimi u mor mbas shtimit drastik të të prekurve me Covid-19.

Masa e pezullimit të përkohshëm do të jetë në fuqi deri në datën 15 korrik, datë në të cilën pritet të vendoset edhe hapja ose jo e kufirit me vendet e tjera fqinje të Greqisë, siç është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas zonjës Peloni, Greqia ruan të drejtën të përshtasë politikat e saj sipas përshkallëzimit të situatës. Në çdo rast ka thënë ajo, Greqia mbetet vend mikpritës dhe tepër i sigurt për turistët që dëshirojnë të kalojnë pushimet në vend.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar tek agjencia e lajmeve Tanjug se nga sot në orën gjashtë të mëngjesit Greqia do të mbyllë kufijtë e saj për qytetarët e Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb u bëri thirrje qytetarëve që planifikuan të udhëtojnë në Greqi që ta anulojnë vendimin e tyre për të shmangur më pas vajtjen deri në kufirin e Greqisë me Bullgarinë, në Promahona dhe kthimin e tyre pas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet greke njoftuan sot për 151 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilat 7 janë zbuluar pas kontrolleve në pikat kufit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ndalon mendimin ndryshe dhe paraqet vazhd

153 raste të reja me koronavirus jane regjistruar ne 24 oret e fundit në Greqi. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në  5123.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, u bëri thirrje pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 të dhurojnë plazmën

6 viktima, 113 raste të reja nga kryerja e 1543 testimeve dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundi

Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan të martën për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë e Veriut ka bërë me dije se nga 830 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 75 kanë janë

Tre të vdekur dhe 74 të infektuar nga Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar se gjatë 14 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me koronavirus

Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.