Moti i keq me reshje bore dhe temperatura nën ngrirje mbërthen Greqinë. Kjo ka bërë që rajoni i Atikës të njoftojë mbylljen e shkollave në zona si Oropos, Villia, Grammatiko dhe Varnavas, dhe deri në jug, ish-Fshati Olimpik.

Guvernatori i rajonit, Giorgos Patoulis tha se mund të mbyllen edhe më shumë shkolla. Sipas mediave greke, aktualisht janë të hapura vetëm shkollat ​​fillore dhe kopshtet, ndërsa ditën e djeshme termometri regjistroi -17 gradë celsiusnë Follorinë dhe Kozan, në Greqinë veriperëndimore.

Një valë e tretë e të ftohtit, me dëborë dhe erëra të forta, pritet të godasë kryesisht Greqinë Jugore. Reshjet e borës në Greqinë veriore do të jenë të kufizuara në gadishullin Halkidiki, ndërsa pjesët e tjera do të përjetojnë acar të hënën dhe të marten me temperatura nën zero.