Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se deri më tani nuk ka simptoma të Covid-19 as tek ai as te anëtarët e familjes. Ai njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të testohet sërish dhe se shpreson që edhe kësaj radhe testi të rezultojë negativ.

“Afati kalon nesër, por do të rrimë në shtëpi deri në kalimin e festave të Pashkëve. Nuk ka simptoma as tek unë, as të bashkëshortja, as te fëmijët ose prindërit e mi. Unë jetoj në bashkësi. Shpresoj që edhe këto teste të rezultojnë negative që të mundemi pas festave të kthehemi në funksionimin normal të detyrimeve të punës”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev shpreson se me fillimin e muajit maj gjendja do të stabilizohet dhe se vendi ngadalë do të rikthehet në normalitet.

“Unë besoj se muaji maj, ja të them nga 1 maji, numrat e të shëruarve do të jenë shumë më të lartë se sa të të infektuarve, psikologjikisht të gjithë do të përgatitemi për kthimin e jetës në normalitet por të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodhë sikur të shtypin një sustë. Do të ketë me siguri ndonjë vazhdim afatesh për respektimin e izolimeve sociale dhe kujdesit, maskat me siguri do t’i mbajmë për një periudhë më të gjatë dhe pajisjet tjera mbrojtëse”, pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.