Imami, sot në Komisionin e Sigurisë

16/07/2012 - 00:00

 

Trafiku i armëve dhe përgjimi i deputetëve të PS-së, çështje për të cilat opozita akuzon Ministrinë e Mbrojtjes nxitën të enjten e shkuar replika të ashpra në kuvend mes përfaqësuesve të së majtës dhe ministrit Arben Imami. Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e akuzoi ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, se përveç opozitës, ky dikaster po përgjon edhe diplomatët e huaj. Sipas Ruçit, diplomatët e akredituar në vendin tonë përgjohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar socialist kërkoi ndërhyrjen e parlamentares Topalli lidhur me kontrollin që kërkojnë të bëjnë deputetët në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas tij, “Një vend anëtar i NATO-s që bën trafik armësh, një vend që aspiron për të marrë ftesën në vjeshtë dhe mungon kontrolli parlamentar mbi Ekzekutivin. Prandaj ne jemi opozitë, për të trajtuar këto çështje, për të përmbushur rolin tonë si parlamentarë dhe si opozitarë, por edhe juve, si drejtuese e Parlamentit, duhet të ushtroni të gjitha atributet tuaja kushtetuese dhe parlamentare që ministrat të përmbushin rolin e tyre”.

Por, në përgjigje të këtyre deklaratave, Imami tha se nuk do ta lejojë këtë kontroll për shkak se ai është antikushtetues. “Nuk do të ketë kontroll punëtor në asnjë shumicë dhe me asnjë opozitë në Shqipëri. Shqipëria është një vend demokratik ku sundon proçedura. Në qoftë se disa deputetë, të cilësdo parti qofshin, qoftë edhe të Partisë Demokratike, nesër në mëngjes do të dëshirojnë të futen në cilëndo ministri për të ushtruar kontroll, kjo është antikushtetuese, kjo është thelbësisht antikushtetuese”, tha ministri i Mbrojtjes. Sot ministri Imami do të jetë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku pritet t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës për dy çështjet për të cilat akuzohet dikasteri që ai drejton.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialog”.

Një kamion me armë dhe municion është kapur nga policia greke, ndërsa në pranga është vënë shoferi.

Sot në qytetin e Shkupit pritet të mbahet protesta kundër diskriminimit dhe rasteve të montuara ndaj shqiptarëve.

Kapet mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë me banane.

Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me gjithsej 20 muaj heqje lirie nën akuzat për nxitje të veprave terroriste dhe a

Kosova tash e pesë vjet është në defensivë diplomatike karshi agresivitetit diplomatik të Serbisë dhe nuk ka arritur që t’i amortizojë ef

Autostrada Prishtinë–Nish, është projekt i rëndësishëm, pasi jo vetëm që tregon interesin e Serbisë për të zhvilluar infrastrukturën e sa