Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi Ministria e Jashtme e Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria thotë se presin që shtetasi malazez të transportohet nga anija në një spital në Japoni.

“Shtetasi malazez që ndodhet në anijen ‘Diamond Princess’ në portin japonez Jokahoma ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit”, thuhet në njoftim. Më tej, ministria thotë se gjatë bisedës telefonike ka deklaruar se ndjehet mirë.