Ishin nisur për në Greqi, mbyten në det 9 persona

03/05/2019 - 20:07

Një varkë që transportonte emigrantë ilegalë nga Turqia për në ishujt grekë është fundosur në Ayvalik. Media turke raporton se 9 persona kanë humbur jetën, 5 janë shpëtuar ndërsa 3 të tjerë përfshirë organizatorin rezultojnë të zhdukur.

Lajmi për mbytjen e varkës me emigrantë të paligjshëm rreth 2.5 milje nga ishujt grekë ka mbërritur në Rojën Bregdetare Turke në orën 14:05 të së premtes.

Në zonë u nisën menjëherë 4 varka shpëtimi dhe 2 helikopterë, të cilët arritën të shpëtojnë 1 grua, 1 fëmijë dhe 3 burra. Po ashtu gjatë operacionit u arrit të gjenden edhe trupat e 9 personave, 5 prej të cilëve fëmijë dhe 4 gra.

Sipas dëshmive të para të të mbijetuarave, në varkë ndodheshin 17 persona.

Autoritetet turke vijojnë kërkimin për 3 të zhdukurit. Sipas medias turke, në varkë gjendeshin 3 familje me emigrantë të paligjshëm nga Afganistani, të cilët kërkonin të shkonin në Greqi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot për RTS se detyra e tij e re është që të sigurohet që asnjë vend të

Diplomati amerikan Matthew Nimetz ia dedikoi 25 vjet të jetës dhe karrierës profesionale ndërmjetësimit në konfliktin për emrin, midis Sh

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ndërsa

Deputeti i pavarur maqedonas dhe njëherazi kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqj

Para fillimit të seancës Zv/Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Nuri Bajrami, me një retorikë të ashpër dhe duke i kërkuar falje opinio

Kryeministri grek Aleksis Tsipars i la pas deklaratat me ton nacionalist dhe u zotua për një Ballkan ku mbizotëron prosperiteti dhe bashk

Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri.

Parlamaneti grek është sulmuar mesditën e sotme nga 15 persona.

“Sot jemi të përgatitur edhe politikisht edhe institucionalisht.