Ivica ​Daçiç ripërsërit thirrjen për Kosovën: Hiqni taksën, nisim dialogun!

01/11/2019 - 08:36

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka përsëritur në Nju Jork se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bisedimet e ndërprera me Prishtinën zyrtare nëse kjo e fundit do të heqë dorë nga taksat e vendosura një vit më parë ndaj mallrave serbe.

Ai kujtoi futjen e taksave 100 për qind të mallrave serbe dhe theksoi se ‘Prishtina mori një vendim të tillë pas votimit të pasuksesshëm në Interpol’.

“Me gjithë dënimin e bashkësisë ndërkombëtare, ato kanë qenë në fuqi për një vit. Dëmi është disa qindra milionë dollarë dhe po rritet çdo ditë,” tha kreu i diplomacisë serbe, raporton KosovaPress.

Ish-Qeveria Haradinaj ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar masën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se një vendim i tillë nuk o të tërhiqet derisa Beogradi të mos e njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka pësuar një rritje të rasteve me COVID-19 duke regjistruar 43 në 24 orët e fundit.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë për të mbyllur kufirin me Serbinë, pas shtimit të rasteve

Greqia ka vendosur që të mbyllë nga sot, nga ora 06.00 sipas orës lokale, kufirin për të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në terri

Në Maqedonisë e Veriut ka ndërruar jetë mjeku i parë i diagnostikuar me COVID-19.

115 të infektuar, 7 të vdekur dhe 40 të shëruar është bilanci i covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë problematik.

Presidenti i Serbisë Vuçiç ka përmendur si rast Shqipërinë kur është pyetur për numrin e testeve dhe se nuk po kujdesej sa duhet për të v

Qeveria e Serbisë do të miratojë të premten masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmër

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë