Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë, vetëm një deputet votoi kundër tij

22/10/2020 - 16:55

Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit të shtetit të Serbisë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Daçiç, ka marrë besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror, raporton b92.

Nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.

Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA”, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.

Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve.

Ndryshe, Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan të enjten një bisedë telefonike, gjatë së cilës disku

Greqia ka regjistruar sot një tjetër shifër të lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.

Maqedonia e Veriut ka vijuar me shifrat e larta nga COVID-19 edhe në këtë ditë të dytë të dhjetorit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit (EODY­) në Greqi njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar 2186 raste të reja të infektimve me COVID-19.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit zgjatjen e gjendjes së krizës edhe për gjashtë muajt në vijim.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY në Greqi regjistroi sot 2199 raste të reja të virusit të ri në vend, 25 prej të cilave u zbu

Alarm për bombë është dhënë ditën e sotme në një spital në Selanik, i cili shërben për të kuruar të infektuarit me COVID-19.

Biznesmeni shqiptar i njohur në Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Opozita maqedonase ka paralajmëruar Qeverinë e kryeministrit, Zoran Zaev, se çfarëdo marrëveshje që do të nënshkruajë me palën bullgare,

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković infektohet me koronavirus.