“Janë njerëz mali”, kryeministrja e Serbisë fyen liderët e Kosovës

31/05/2019 - 12:01

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç gjatë një konference për mediat në Beograd, në prani të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, ka lëshuar një fyerje të rëndë ndaj liderëve politikë të Kosovës, duke thënë se "janë njerëz të dalë nga mali".

Kjo deklaratë e Brnabiç është bërë në prani të shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, në një konferencë që po zhvillohej në lidhje me raportet mes Beogradit e Prishtinës.

"Ajo që mua më së shumti më frikëson, është fakti se kemi punë me llojin më të keq të populistëve, me njerëz të cilët vërtet kanë dalë nga mali. Disa prej tyre janë terroristë që nuk janë dënuar. Kanë qenë të akuzuar në Tribunalin e Hagës. Nuk janë dënuar vetëm për faktin se gjatë atij procesi janë vrarë të gjithë dëshmitarët", ka thënë Bërnabiç.

Një deklaratë e tillë solli reagime të shumta nga krerët e Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë deklaratë e ka konsideruar si një tjetër dëshmi për urrejtjen patologjike të shtetit serb për Kosovën.

Ndërsa ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, tha se kryeministrja serbe nuk do lejohet të hyjë në Kosovë për sa kohë që ndjek ideologji të tillë raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe etnive që jetojnë në vend.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë datë për fillim të negociatave në tetor, kanë shprehur bindje eurodeputetët Ivo Vajgël, Edua

Arritja e qëllimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore INTERPOL, do të jetë një sfidë mjaft e vështirë

Greqia dhe Qiproja do të shtyjnë partnerët e tyre të BE për të penalizuar Turqinë, duke përfshirë mundësinë e sanksioneve nëse vërtetohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se ësht

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, vlerësoi se Kosova dëshiron të provokojë një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Serbisë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungar

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasador