Johnson: T’u japim hapësirë Kosovës dhe Serbisë të arrijnë marrëveshje

10/09/2018 - 09:00

Senatori amerikan, Ron Johnson, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet nga të dyja palët.

Senatori Johnson i cili qëndroi të dielën në Prishtinë, do të shkojë të hënën në Beograd, për të transmetuar siç tha, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeje, që “nuk është aspak e lehtë”.

“Pasi të kenë arritur çfarëdo marrëveshje, ne do ta shohim atë për të parë nëse kemi ndonjë shqetësim dhe do të përçojmë ato shqetësime, por tani duam t’u japim Kosovës dhe Serbinë hapësirë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, në bisedimet e drejtuara në Bruksel që të gjejnë zgjidhjen. E ritheksoj, nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Kosova dhe Serbia ndodhe në një periudhë diskutimesh për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet tyre nën dritën e ideve për ndarje, shkëmbim territoresh apo ‘korrigjime kufijsh”.

Debatet kanë nxitur reagime në të dyja vendet por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare ndërmjet atyre që do të pranonin një zgjidhje të tillë, nëse palët pajtohen dhe atyre që kundërshtojnë idetë e tilla për shkak të drojës nga pasojat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Senatori Johnson i quan të ligjshme shqetësimet e tilla.

Në intervistën që transmetohet të hënën në emisionin e Zërit të Amerikës, Ditari në orën 18:00, senatori Johnson flet edhe për ndikimin rus në Ballkan e referendumin për emrin e ri të Maqedonisë. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë të fundit ka zbuluar se  nesër do të mbajë takimin me partnerët e koalicionit.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se është parandaluar një sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut, pasi sqaroi se ishte planifikuar nga mb

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka bërë një riformatim të qeverisë së tij disa muaj para zgjedhjeve lokale dhe atyre për Parlamentin Eu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin

Janë identifikuar tashmë 14 viktimat nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.

Në orët e pasditës, ai mori një telefonatë nga ekipi në detyrë se ka ndodhur një aksident tragjik dhe se të gjithë do të duhet të mobiliz

Pas Shqipërisë, Mali i Zi është vendi i radhës që do të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Gripi A shënoi 17 të vdekur javën e kaluar në Greqi, nga një numër i përgjithshëm prej 56 personash të vdekur nga virusi që prej tetorit

Është rritur gjatë natës bilanci i aksidentit tragjik në Maqedoni, duke shkuar në 14 të vdekur.