Josep Borrell bisedon në telefon me Thaçin e Vuçiçin

15/01/2020 - 20:47

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bisedoi të mërkurën me telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë e Serbi dhe “rëndësinë e rifillimit të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve”.

Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se zoti Borrell konfirmoi vendosmërinë dhe angazhimin e tij si lehtësues i bisedimeve me mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së.

Ai u përqendrua në mënyrë të veçantë në bisedën me zotin Thaçi lidhur me procesin e formimit të qeverisë së re të Kosovës dhe u bëri thirrje udhëheqësve të partive politike që të ecin me shpejtë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në njoftim thuhet se ai bisedoi me të dy presidentët për përparimin në rrugën drejt BE-së dhe rëndësinë e këtij përparimi para takimit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb në muajin maj.

Zoti Borrell ritheksoi synimin e tij për të vizituar Prishtinën dhe Beogradin në javët që vijnë.

Ndërkaq, presidenti Thaçi, tha në një njoftim se janë pajtuar me zotin Borrell për nevojën e themelimit sa më shpejtë të institucioneve të reja qeverisëse në Kosovë. Një njoftim thuhet se ai i kërkoi BE-së të përmbushë detyrimin “për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme”.

Në njoftimin e zyrës së tij thuhet se “presidenti Thaçi dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së u pajtuan rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve”.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Kosova aktualisht ndodhet në një periudhë boshllëku politik, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar. Edhe me shumë se tre muaj pas zgjedhjeve, ende nuk ka një marrëveshje politike për formimin e qeverisë. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva, se deri në fund të vitit Serbia do të marrë një ofertë

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës është e rëndë.

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, po mendon që ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të shpërthimit të koro

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Se

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përball

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Graba

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.