Kryeministri i Greqisë ka folur për mediat greke pas varrimit të minoritarit grek, i cili u vra me 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat, në ditën Kombëtare të Greqisë.

Ai shprehet mes tjerash se vendi i tij veproi siç duhej vepruar, ndërsa shton se hidhërimi dhe zemërimi justifikohen plotësisht.

“Sot është ditë zie për familjen Kacifa dhe minoritarët. Zemërimi, hidhërimi, justifikohen plotësisht. Greqia nga momenti i parë, veproi siç duhet”, tha ai.