Katër ish-drejtues të lartë në Shkup do dalin para gjyqit për dhunën në Kuvend

09/01/2020 - 15:39

Gjykata Penale në Shkup ka njoftuar se katër ish-drejtues të lartë shtetërorë do të gjykohen për ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, të cilat kishin ndodhur më 27 prill të vitit 2017.

“Katër ish-drejtues të lartë shtetëror: ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit, Mile Janakievski, ish ministri i Punëve dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasoski, ish shef i policisë sekrete, do të gjykohen si organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më 27 prill të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kishte ngritur aktakuzë kundër këtyre personave, në maj të vitit të kaluar, për veprën penale “rrezikim i rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Sipas hetimit të organit të akuzës, të pandehurit fajësohen për organizimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë protestave masive, së pari para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe pastaj për pushtimin me dhunë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Nga dhuna e protestuesve që kishin hyrë në Kuvend, pas hapjes së dyerve nga disa deputet të VMRO DPMNE-së, ishin lënduar shumë deputet ndërsa më së rëndi e kishin pësuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Dhuna në Kuvend kishte ndodhur pas zgjedhjes së Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Zgjedhja e tij kundërshtohej nga partia VMRO DPMNE, e cila kishte nxitur aktivistët e saj por edhe disa shoqata tjera nacionaliste që të protestonin. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në Konferencën për media ka njoftuar se situata me pacienten e prekur nga

11 shtetas serbë në bordin e anijes “Diamond Princess” në Yokohama të Japonisë, të cilët nuk kanë dalë pozitiv ndaj koronavirusit, do të

Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirus. Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Një tërmet me magnitudë 4.3 në shkallën Rihter ka rënë në ishujt Dodecanese të mërkurën rreth orës 14:20 në një zonë detare pranë Karpath

Është konfirmuar rasti i parë në Greqi me koronavirus.

VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva, se deri në fund të vitit Serbia do të marrë një ofertë

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës është e rëndë.

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi