Politikani shqiptar në Malin e Zi Dritan Abazoviç është kërcënuar me jetë. Policia tashmë ka nisur hetimet dhe ka një person të dyshuar për këtë ngjarje. Dyshohet se ai nuk jeton në Mal të Zi dhe është kërkuar ndihma e Interpolit për kapjen e tij.

Në mesazhin kërcënues drejtuar Abazoviç thuhet se ai do të vritej në rast se bashkëpunon me “Çetnikët”, për krijimin e qeverisë malazeze. 69-vjeçari nga Rozhaja është identifikuar si personi që i kishte dërguar kërcënime politikanit shqiptar në rrjetet sociale, raporton Gazeta Express.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia.